Dyshohet për pastrim parash, ‘i kyçet’ prona prej 2.3 mln euro në Radhimë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sipërfaqe prej mijëra metrash katrorë në zonën e Radhimës në Vlorë është vënë në sekuestro preventive. Vendimi është dhënë nga gjykata e rrethit, ndërkohë që hetimet për të zotin e kësaj toke (pronë) kanë nisur javë më parë. Sipas të dhënave të policisë së Vlorës, bëhet me dije se ka dyshime të forta që personi që e zotëron këtë sipërfaqe, prej më shumë se 23 mijë metër katrorë, ta ketë përfituar me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Hetimet e shtrira në kohë kanë konkluduar në një kërkesë në gjykatë për të ndërhyrë dhe bllokuar këtë pronë deri në përfundimin e të gjitha hetimeve. Policia lokale ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me këtë sekuestro, ndërkohë që pretendohet që pronari i saj të ketë konsumuar me këtë rast dy vepra penale, atë të falsifikimit dhe të pastrimit të parave.

Reagimi zyrtar

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale nga ana e policisë dhe e prokurorisë. Është vendosur sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2.3 milionë euro. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ka bërë ekzekutimin e një tjetër vendimi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vendosjen e masës së sigurisë pasurore “Sekuestro preventive”.

Kjo sekuestro është bërë mbi sipërfaqen 23.000 m2, e mbjellë me pemë në zonën e Radhimës, vlera financiare e së cilës kap shifrën rreth 2.3 milionë euro. Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lexo edhe :  Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se, ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve. Veprimet e mëtejshme mësohet se do të ndiqen nga ana e Prokurorisë, ndonëse nuk bëhet me dije se kush janë personat e tjerë nën hetim, për këtë falsifikim dokumentesh.

Dyshimi

Referuar të dhënave të policisë së Vlorës bëhet me dije se, personi L.B., është i dyshuar që prej vitit 2014 edhe si i përfshirë në një rrjet trafikimi narkotikësh. Madje dyshimet për pasurinë e tij kanë nisur që kur Italia e skedoi emrin e tij, por pak kohë më parë ishte vetë policia e Shtetit që bëri me dije se, bëhet fjalë për një sekuestro të një pasurie që kapte shifrën e 500.000 Eurove, duke patur parasysh edhe dy apartamente të tijat, njërin në Vlorë dhe tjetrin në Orikum.

Gjithashtu u fol se, veç të tjerave ishte kërkuar edhe sekuestrimi i një automjeti që dyshohej se vinte nga kjo veprimtari e paligjshme. Në reagimin e fundit të policisë në fakt, nuk flite për akuzat italiane, por është rritur shumë shifra e sekuestros./Nikoleta Kovaçi/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump. “Këtë mëngjes urdhërova sulme...

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai 74-vjeçar ka vrarë me...

Pse-të e betejës elektorale me SPAK dhe SHBA

Ylli Pata Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet...

Krim brenda familjes në Tiranë, babai vret djalin e tij (EMRAT)

Krim brenda familjes në Tiranë. Ngjarja ndodhi këtë të shtunë, rreth rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”. Mësohet se 74-vjeçari Hekuran...

Maqedoni e Veriut: Bojkotimi i blerjeve përgjysmon qarkullimin tregtar

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas të dhënave nga sistemi i regjistrimit të transaksioneve...

Lajme të tjera

Web TV