Punonjësit shqiptarë më të stresuarit në Ballkanin Perëndimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit shqiptarë janë më të stresuarit, vetmuarit dhe trishtuarit në Ballkanin Perëndimor sipas sondazheve të kompanisë amerikane Gallup.

Në raportin e publikuar së fundmi rezulton se 46% e punonjësve në vendin tonë në vitin 2024 kanë pohuar se përjetojnë stres të përditshëm në punë.

“Reflekton një të vërtetë reale që modernizimi apo standartizimi i shumë sipërmarrjeve ka problematika të thelluara që demotivojnë punonjësit, nuk japin atë që i takon dhe kanë sisteme të munguara të promovimit të brendshëm në karrierë”, tha Erion Muça, ekspert punësimi.

“Stresi në vendin e punës nuk është një ndjesi e përkohshme, por një ndjesi që e shoqëron punonjësin në një kohë të gjatë, gjë që sjell pasoja në përqendrim, motivim, dhe ne vendimmarrje”, tha Anora Kroj, psikologe.

Në kontinentin Europian Shqipëria renditet e dyta pas Qipros Veriore për përqindjen më të lartë të punonjësve që përjetojnë vetmi të përditshme në punë, me 19%.

“Do duhet të rritet niveli i pagës në mënyrë progresive, mbi bazën e përvojës dhe eksperiencës më mënyrë automatike, kjo duhet normohet”, tha Muça.

“Mos të fokusohemi vetëm tek nevojat materiale. Ka ardhur koha të mendohet për një siguri emocionale. Është shumë e rëndësishme që psikologu të jetë pjesë e çdo strukture ku ka punonjës, të kemi parandalim të këtyre ndjesive”, tha Kroj.

Kjo situatë reflektohet tek dëshira për ta ndryshuar vendin e punës, pasi 36% e punonjësve shqiptarë mendojnë ta lënë punën aktuale dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për një mjedis tjetër./Tv Klan/ e.s

Të fundit

Drogë me çanta drejt Greqisë nga malet e Korçës, Policia Kufitare kap 20 pako me hashash

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin...

Befason Eleni Foureira: Bashkëshortin e fal nëse tradhton!

Eleni Foureira foli hapur për vështirësitë me të cilat përballej me ankthet e saj si nënë dhe pikëpamjet e saj për marrëdhëniet. Këngëtarja shqiptare,...

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion...

Zbardhen detaje të sherrit mes kushurinjëve në Fier, babë e bir shoqërohen në polici

Një sherr mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike me sende të forta në fshatin Cakran të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku...

BSH: Çmimet e apartamenteve u rritën me 44.5% vetëm në 6 mujorin e dytë të 2024-ës

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur...

Lajme të tjera

Web TV