VKM-ja për Teatrin, Këshilltari ligjor i Metës shpjegon kërkesën në Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua sot Gjykatës Kushtetuese sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Këshilltari juridik i presidentit, Bledar Dervishaj bëri dorëzimin e kërkesës me objekt  shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave që kalon godinën e teatrit në pronësi të bashkisë.

“Presidenti kërkon pezullimin e efekteve të këtij akti derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet. Të ndalohen jo vetëm efektet e e këtij vendimi që kalon të drejtën e pronësisë por çdo veprim administrativ dhe i autoriteteve shtetërore që cenojnë godinat e Teatrit Kombëtar” u shpreh Dervishaj për Zërin e Amerikës.

Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye ka “dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën” u shpreh Dervishi duke sqaruar më tej.

“Kërkesa e dytë është një kërkesë e mëvetshme, por argumentet mbeten të njëjtë. Godina paraqet interes të lartë publik kombëtar dhe prishja e saj ka efekt të drejtpërdrejtë në humbjen e disa aseteve që konsiderohen trashëgimi kulturore dhe identitet tonë kombëtar.

Implikimi i kësaj VKM është e nivelit kushtetues dhe për këtë arsye presidenti ka dorëzuar me shumë dëshirë kërkesën”.

Të fundit

Financat mbushin “thesin”, vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e...

Historia nga Maliqi, sakrifica e babait që i çon fëmijët në shkollë me kalë

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit...

“Mos më ngatërro me Belindën!” / Revoltohet Bardhi, i tregon forcën drejtorit të Policisë

Gazment Bardhi ka denoncuar drejtorin Policisë së qarkut Fier, Skënder Hitaj, duke e akuzuar se ka dhënë urdhra ndaj vartësve të tij që të...

“Boll me fjalë boshe, veproni!” Presidenti i UEFA-s kritikon italianët: Jam lodhur me ju

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka kritikuar gjendjen e stadiumeve në Itali, duke mos u kursyer aspak në deklaratën e tij më të fundit. Ceferin...

Plazhi i Velipojës kris votat mes PS-së dhe PSD-së!/ S’ka kompromis me pasuritë publike!

Partia Social Demokrate e Tom Doshit, përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lajme të tjera

Web TV