Debati për emërimet në Gjykatën e Lartë, reagon Ardian Dvorani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani,ka reaguar në lidhje me veprimtarinë e këtij institucioni, pas emërimeve të anëtarëve të rinj.

Në një deklaratë për mediat ai tha se me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj, Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti, ndaj sipas Dvoranit ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çështjeve.

Deklarata e plotë

“Këto ditë dhe pa vonesë do të bëhen publike dhe do të vihen në zbatim të gjitha objektivat  e këtij bashkëpunimi. Gjykata e Lartë prej kohësh ka kryer punë përgatitore dhe ka marrë masa për të mundësuar funksionimin e saj me të gjitha kapacitetet e mundshme.

Tashmë me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj Gjykatës së Lartë i është rikthyer pjesërisht funksionaliteti,  ndaj ka filluar dhe po vijon me intensitet punën për shqyrtimin e çëajtjeve.

Ndërkohë jemi të vendosur  dhe të angazhuar që së bashku me KLGJ, JFA, EURALIUS dhe institucione të tjera ndërkombëtare, të marrim dhe të zbatojmë çdo masë që i shërben jo vetëm cilësisë së dhënies së drejtësisë por edhe përshpejtimit dhe rritjes së numrit të çështjeve që prej vitesh presim të shqyrtohen”./Fjala.al/

Të fundit

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

“Vizatoj gjatë takimeve”/ Rama tregon si arti e ndihmon në punën si Kryeministër

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka treguar se si arti e ndihmon në punën e përditshme të tij si Kryeministër i vendit. Në një intervistë...

Pas ndarjes me bashkëshortin, Enada Hoxha: Zemra ime është plot

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin nga Gerd Vaso, një ndarje që befasoi publikun, i cili ishte mësuar t’i shihte gjithmonë bashkë....

Lajme të tjera

Web TV