“Hiqet” trau në Morinë/ Për 9 muaj, pa kontrolle në kufi Shqipëri-Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, 1 Maj, rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet nga Shqipëria dhe ato nga Kosova nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit të kaluar veror. Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.

Udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë kanë afat deri sot që të paraqesin dokumentet e identifikimit për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve. Në ditët e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të qarkullimit në të dyja anët e kufirit.

Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë dhe efikas në doganë./E.T

Të fundit

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A,...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

 Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Artikulli i Zachariah Mampilly trajton valën e grusht-shteteve në rajonin e Sahelit në Afrikë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke analizuar shkaqet, politikat e...

Lajme të tjera

Web TV