“Politikanët e korruptuar ua kanë marrë shpirtin”- Shehaj: Ne nuk bëjmë premtime boshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi elektoral në Astir të Tiranës, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se shqiptarët janë qeverisur nga politikanë të korruptuar që “thjesht jua kanë marrë shpirtin”.

Shehaj tha se janë ndryshe sepse ia kanë dalë me punë të ndershme dhe se nuk bëjnë populzima e premtime boshe, duke ia atribuuar këtë të gjitha partive të tjera politike.

Shehaj: Shqiptarët fatkeqësisht janë qeverisur nga politikanë të korruptuar që thjesht jua kanë marrë shpirtin, nuk u kanë lënë të punojnë.

Ne dallojmë nga të tjerë, të vjetër dhe të rinj. Ndryshe nga ata ne ia kemi dalë me punë të ndershme, ne nuk bëjmë populizma dhe premtime boshe, nuk tallemi me njerëzit, por u themi të vërtetën.

Ne nuk u themi që do i shpëtojmë, do t’i bëjmë më të pasur. Ne jemi të vetëdijshëm që Shqipëria do të pasurohet falë punës së njerëzve të ndershëm. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është t’i lëmë të punojmë, t’u heqim shtetin nga kurrizi.

Po të mos kishte patur këtë qeveri të korruptuar, Shqipëria do të kishte qenë më e pasur dhe nuk do të ishin larguar shqiptarët./E.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV