Vladimir Putin paralajmëron Ukrainën: Nëse na sulmoni sërish, Kievi nuk do ekzistojë më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar një paralajmërim të ashpër ndaj Ukrainës.

Në njoftimin e tij, Medvedev ka thënë se nëse Kievi ndërmerr ndonjë sulm ndaj Moskës gjatë festimeve të Ditës së Fitores më 9 maj, atëherë askush nuk mund të garantojë që kryeqyteti ukrainas do të mbijetojë deri më 10 maj.

Deklarata e Medvedevit vjen pas refuzimit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të pranuar një armëpushim tre-ditor të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas Kremlinit, armëpushimi do të ishte në fuqi nga 8 deri më 10 maj, për të përkujtuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

Putin pritet të presë liderë ndërkombëtarë në Moskë gjatë kësaj periudhe, përfshirë Presidentin e Kinës, Xi Jinping, në ceremonitë zyrtare të Ditës së Fitores më 9 maj.

Nga ana tjetër, Zelenskyy ka refuzuar ndalesën tre-ditore, duke e konsideruar atë të pamjaftueshme. Ai ka kërkuar një armëpushim prej të paktën 30 ditësh, duke argumentuar se një pauzë më e gjatë është e nevojshme për të krijuar hapësirë për negociata serioze, por Moska nuk e ka pranuar./E.S

Të fundit

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

Lajme të tjera

Web TV