Rama në Euronews: Shqiptarët janë ndër popujt më të paduruar, vazhdon mallkimi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania, ku tha se shqiptarët për politikë “të japin ujë në bisht të lugës”.

Ai tha se nuk ka analistë më të mirë se populli, ndërsa sipas tij njerëzit në terren janë shumë më analistë të mirë, se sa analistët që ftohen në studiot televizive.

Rama shtoi se asnjë popull nuk mund të jetë i kënaqur pasi nëse kjo arrihet nuk ka më ambicie për tu përmirësuar.

“Shqiptarët janë ndër njerëzit më të paduruar, ndaj çajnë malet dhe detet e kudo ku shkojnë lënë nam për mirë. Në të gjitha rrugët ku futen shqiptarët bëjnë sukses sepse janë të jashtëzakonshëm. Këtu është çështja e kulturës së 500 viteve dhe e kulturës transaksionale dhe e kulturës së re institucionale. Këtë problem kanë edhe grekët. Te pjesa që nuk janë të kënaqur, asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur sepse i bie të mos ketë më ambicie. unë jam vetë një shqiptar shumë i pakënaqur, sepse dua që gjerat të shkojnë shumë më mirë dhe e di që gjërat mund ti bëj më mirë.

Ama shqiptarët janë burim energjie të jashtëzakonshëm, kur mblidhem bashkë krijojnë disa probleme të traditës institucionale, të kulturës demokratike e kështu me radhë. Shqiptarët kanë pasur edhe një problem tjetër shumë të madh, sepse ka pasuir në një anë një kamp politik ku ujërat, njerëzit kanë lëvizur, ka pasur ndryshim, ndërsa nga ana tjetër ka pasur një kamp politik të marr peng që është kthyer në kënetë. Ajo kënetë është fatkeqësi kombëtare. Për mua është mallkimi që i ndjek shqiptarët që nga 1912”,-tha Rama. m.p.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV