Berisha: Albin Kurti ndau 100 milionë euro për pensionistët, a ra në humnerë Kosova?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi fushatën e tij për zgjedhjet e 11 majit në Burrel.

Kryedemokrati u ndal te rritja e pensioneve, duke e krahasuar Shqipërinë me Kosovën, qeveria e së cilës ndau 100 milionë euro për pensionistët.

“Albin Kurti, një kryeministër tjetër shqiptar në Prishtinë, të njëjtin muaj, ndau për gratë dhe burrat e thinjur të Kosovës, jo 16, por 100 milionë euro dhe rriti pensionet e tyre 20%. Ra në humnerë Kosova? Jo.

Pse u ndala këtu? Nuk janë çështje partiake këto. Dhembshuria nuk është virtyt i një partie. Dhembshuria është virtyt i qenies njerëzore. Kush ka shpirt, e ka ndjenjën e dhembshurisë. Me 100 euro, 150 euro nuk mbyll dot muajin, nuk merr dot ilaçe për mjekim, nuk ushqen dot nipin ose mbesën.

Po këta, çfarë bëjnë? Fondet, paratë tuaja, pensionet tuaja, rrogat tuaja i vjedhin, i vjedhin dhe vetëm i vjedhin. Po ndërtojmë rrugë thotë. Aty janë vjedhjet më të rëndësishme miq”, tha ndër të tjera Berisha./E.S

Të fundit

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

Lajme të tjera

Web TV