Rriten kushtet për të marrë kredi, shkak pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kreditimi i ekonomisë do të përkeqësohet më tej me pandeminë Covid.

Departamenti i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë ka analizuar se pandemia do të ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të bilanceve të sektorit real, do të rrisë rrezikun e kredisë dhe mund të çojë në uljen e oreksit për kredidhënie nga sektori bankar.

Po kështu, pasojat e forta që pandemia Covid-19 ka dhënë në ekonomitë dhe në tregjet ndërkombëtare, mund të çojnë edhe në shtrëngim të politikave të kreditimit të diktuara nga bankat mëma për një pjesë të bankave me kapital të huaj në Shqipëri.

Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues kanë dhënë sinjalet e para se shtimi i pasigurisë ka ndikuar si në rënien e fortë të kërkesës për kredi, ashtu edhe në shtrëngimin e standardeve.

Masat e deritanishme të marra nga qeveria për ofrimin e një garancie shtetërore dhe norma interesi preferenciale për kreditimin e bizneseve, janë instrumente të nevojshme për të zbutur rrezikun e krijuar dhe për të nxitur gatishmërinë e bankave në kreditim. Përshkallëzimi në kahun negativ i situatës mund të kërkojë zgjerimin e mëtejshëm të tyre.

Aktiviteti kreditues ka shfaqur ngadalësim të ritmeve të rritjes në tremujorin e parë të vitit, duke shënuar një rritje mesatare prej 7%, kundrejt normës 7.8% të shënuar një tremujor më parë.

Në linjë me ecurinë e aktivitetit ekonomik, ky ngadalësim pasqyroi tkurrjen e kreditimit në muajin mars, çka e zbriti normën vjetore të rritjes së kredisë në nivelin 6.4%. Në fund të tremujorit të parë 2020, raporti i kredisë për sektorin privat ndaj PBB-së shënoi rritje në 38.1%, rreth 1.4 pikë përqindje më i lartë se niveli i fundvitit 2019.

Ngadalësimi i kredisë në muajin mars u vërejt në të gjitha kategoritë, por ai ishte më i dukshëm në portofolin e kredisë në valutë dhe në kredinë për individë.

Lexo edhe :  1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Ngadalësimi i ritmeve të rritjes ka reflektuar më së shumti një rënie të fortë të kërkesës, veçanërisht në segmentin e individëve.

Po në këtë vrojtim, bankat shprehen se kanë shtrënguar standardet, gjë e cila pritet të jetë më evidente në tremujorin e dytë të vitit. Megjithatë, në një këndvështrim më afatgjatë, vihet re se normat e ulëta të interesit dhe kushtet e favorshme financiare kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme kreditimin në lekë, duke ndikuar në një strukturë më të balancuar valutore të portofolit të kredisë.

Kreditimi i ekonomisë është një funksion kyç i bankave, si dhe kanali kryesor me të cilin ato ndikojnë aktivitetin e ekonomisë. Ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit ekonomik ka shkaktuar probleme likuiditeti tek disa prej bizneseve dhe është shoqëruar me rritje të papunësisë; për pasojë, ai ka ndikuar në aftësinë e klientëve të bankave për të shlyer kreditë. Për të adresuar këtë vështirësi, që në fillim të pandemisë, Banka e Shqipërisë mori vendimin për shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive të bizneseve dhe individëve në vështirësi për shkak të situatës së krijuar për të paktën një periudhë tremujore.

Marrë nga Monitor

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV