E rëndë/ Nxënësi 16-vjeçar, hidhet nga dritarja e gjimnazit, përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë la ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër, është hedhur nga dritarja, një nxënës i vitit të dytë. Nxënësi, A. M. 16 vjeç ka hapur dritaren e klasës dhe është hedhur në oborr, thanë burimet.

Burime nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës sqarojnë se nga dëshmia e nxënësve dhe mësuesve, mësohet se ka të bëjë me një bast që nxënësi ka vendosur me shokët e klasës, nëse mund të hidhej apo jo nga dritarja.

Sipas deklarimeve të 3 shokëve të tij në polici, ai u hodh për një bast 10 mijë lekë të vjetra. Nga rënia në tokë, ai ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar në spital. Në vendngjarje ka shkuar policia e cila heton shkaqet./e.t

Të fundit

120 milionë euro për lojtarin më të mirë gjerman, zbulohet plani i Bayern për merkaton

Drejtori sportiv i Bayern Munchem, Max Eberl, këtë javë do të prezantojë strategjinë e tij për merkaton e Bayern...

Kamioni përplaset me ambulancën, katër të plagosur në Kryqëzimin e Vajkanit

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me...

Yann Sommer dhe mbrëmja magjike kundër Barçës, media spanjolle: Vlen për Topin e Artë

Në një ndeshje spektakolare mes Interit dhe Barcelonës, ku emocioneve nuk iu ndalua asnjë çast, kishte shumë protagonistë të mundshëm. Goli i Frattesit, përpjekja sakrifikuese...

Borana Baci: Chiara Ferragni-n e kam patur në shkollë

E ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH, Borana Baci ndau me publikun pjesë nga jeta e saj personale dhe profesionale. Gjatë bisedës së...

U kap me kokainë, arrestohet kandidati i Lapajt në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar Ergys Isufin, kandidat i forcës politike “Shqipëria Bëhet”, pasi është kapur në flagrancë me lëndë narkotike. Burime zyrtare bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV