A flet me Gjestin? Ish-konkurrenti i “Për’puthen” për Xhenetën: Vetëm bërtet dhe lë skena

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Albi Buzali, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ai ka folur më shumë për largimin nga programi, njohjen e tij të re jashtë, por jo vetëm…

Pjesë nga intervista:

Çfarë ndodhi mes teje dhe Xhenetës në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”?

Nuk ishte qëllimi im që të agravohej situata në atë mënyrë, unë thjesht po diskutoja në lidhje me “Për’puthen”. 100% Xheneta nuk i ka parë episodet, por kishte dëgjuar që Albi kishte një lidhje paralele, por dhe kjo nuk është e vërtetë sepse unë nuk kam pasur lidhje paralele, ishte thjesht njohje. Lidhja u zyrtarizua në momentin që unë dola nga “Për’puthen”, kështu që nuk gënjeva njeri. Përkundrazi, nuk do ia pranoja çdo gjë para një Shqipërie apo Diaspore që ndjekin formatin. Ajo direkt më ofendoi duke më thënë “mashtrues”. Pa më njohur dhe duke thënë këto gjëra.

Ju njiheni nga jashtë?

Jo, nuk njihemi, aty ishte takimi i parë. Xhenetën e kam parë vetëm kur doli në emisionet e Top Channel, nuk e kam parë në asnjë vend tjetër. Nuk e dija kush ishte Xheneta. Dhe jam i sigurt që ajo nuk e dinte kush isha unë, deri në momentin që jemi takuar në “Trotuar” dhe u bë ai debat. Por ajo ka dhe një tip impulsiv dhe agresiv që direkt kalon në sulm dhe në ofendime. Dhe unë i thashë që nga më njeh që thua mashtrues, nuk ke pse ofendon në këtë mënyrë. Është më e thjeshtë të njohësh Xhenetën, se sa të njohësh Albin. Xheneta është një person që e njeh gjithë Shqipëria. Duke qenë në BBVK, në “Trotuar”, e njohin si një person që vetëm bërtet dhe lë skena.

Lexo edhe :  Aktori turk zgjodhi Vlorën për pushime/ Njerëzit në radhë për foto!

Për çfarë bërtet Xheneta?

Për shumë gjëra, Gjesti është i pari.

Ti i the që “a i shkruajte sot Gjestit?” Ke informacion që Xheneta flet me Gjestin?

Informacion që nuk e kam vetëm unë, e ka e gjithë Shqipëria. Çdo person që e ndjek, e di që Xheneta është aty ku është prej Gjestit. Do të gënjeja nëse të thoja që di diçka konkrete, por asaj i ‘dogji’ dhe mendoj se mund të kenë diçka.

Mendon që ajo ka komunikim me Gjestin?

Mendoj se po, pse jo. Kur ajo u agravua ashtu… Unë i thashë që është aty prej Gjestit, nuk i thashë që a i ke shkrujtuar, thjesht e provokova në mënyrë indirekte. Por le të themi që e hëngri karremin./E.Ç

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV