Deputeti demokrat “i fik shpresat” Berishës/ Nuk dua ta pranoj, por më 11 maj fiton PS!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ishte i ftuar në emisionin Dekalog nga gazetari Roland Qafoku në DritareTv.

Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit Xhaferaj u shpreh se rezultati dihet tashmë dhe ky fakt sipas deputetit i bën këto zgjedhje më të shëmtuarat.

Xhaferaj i bindur tha se mënyra e organizimit të PD-së e bënë situatën të vështirë e si rrjedhojë PD-ja nuk e siguron dot rotacionin politik dhe se këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste

“Unë kritikën e bazoj në argument ndaj them se zgjedhjet në demokraci i karakterizon pasiguria që fituesi nuk dihet.

Ndryshe nga këto zgjedhje ku rezultati dihet, dhe prandaj janë zgjedhjet më të shëmtuara që kam parë ndonjëherë.

Palët kanë hyrë në garë për interesa të kundërta, pra mënyra se si e djathta u konceptua dhe vendimmarrja që pati për këto 3 vite dhe për shumë gjëra të tjera është e formuar në atë mënyrë që nuk e siguron dot rotacionin.

Nuk kam dëshirë ta pranoj por këto zgjedhje i fiton Partia Socialiste” – u shpreh deputeti Ferdinand Xhaferaj./e.t

Të fundit

Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi! Ja arsyeja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë...

Dash Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës

Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit. Sula u shpreh...

As turizmi nuk mjafton, në dy vite mbyllen mbi 500 biznese në Korçë

Mbi 500 biznese në Bashkinë e Korçës, qytet dhe fshatrat, rezultojnë të mbyllur në dy vitet e fundit. Edhe pse një nga qytetet më të...

Google gjobitet 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve

Google padyshim mbledh shumë të dhëna përdoruesish nga telefonat Android, megjithatë, një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që gjigandi i teknologjisë duhet t’u paguajë...

Hyrja në ambasada në ‘90, shqiptarët u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit!

Më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri, në kërkim...

Lajme të tjera

Web TV