Financat mbushin “thesin”, vetëm në tre muajt e parë të vitit u mblodhën 1.8 mld euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesisht nga çmimet dhe fitimet e individëve e bizneseve, në dy muajt e parë të vitit në buxhetin e shtetit hynë mbi 181 miliardë lekë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në krahasim me janar-marsin e një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 10.2 për qind.

Me gjithë inflacionin e zbutur, nga tatimi mbi vlerën e shtuar mbi çmimet e ushqimeve dhe produkteve u mblodhën plotë 56.6 miliardë lekë, 9.3 për qind më tepër se një vit më parë.

Rritja e pagave të individëve gjithashtu kontribuoi me 20.7 miliardë lekë nga 15.2 miliardë në janar-marsin e një viti më parë.

“Ky është një lajm i mirë për buxhetin e shtetit, por jo për qytetarët dhe bizneset. Këta të fundit po paguajnë më shumë. Na mungon një analizë që të tregojë se sa janë ngushtuar evazioni dhe informaliteti. Nëpërmjet tyre ne do mund të matnim edhe performancën e përgjithshme të politikave”, shprehet Eduard Gjokutaj.

Nga ana tjetër qeveria duket se po tregohet më dorështrënguar te shpenzimet. Në tre muajt e parë të vitit për investime shkuan mbi 147 miliardë lekë. Në raport me periudhën janar-mars 2024 shpenzimet janë zgjeruar me gati 12 për qind, por ato nuk u realizuan saç ishte planifikuar. Tepruan plotë 105 miliardë lekë.

“Duhet analizuar me kujdes. Pse nuk janë realizuar investimet. Ky është problem. Nuk është kurim por mungesë eficence nga institucionet”, shton Gjokutaj.

Të ardhurat ndjeshëm më të larat se shpenzimet bënë që ekonomia e vendit të mbyllej pozitivisht në dy muajt e parë të vitit me mbi 34 miliardë lekë të kursyera./e.t

Të fundit

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Ndërron jetë kompozitori i “Misionit të Pamundur”

Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në një spital në Los Angeles, kompozitori i njohur, Lalo Schifrin. Autori i temës së famshme të filmit...

Lajme të tjera

Web TV