Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje, theksoi se vendi ndodhet në një “krizë politike, por jo edhe të sigurisë”, dhe se “nuk ka rrezik për luftë”.

Megjithatë, ai theksoi se situata në lidhje me Marrëveshjen e Dejtonit nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se gjithçka nisi pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad Dodikut, çka u përdor nga autoritetet e Republikës Sërpska si justifikim për hapa drejt “de facto shkëputjes”, përfshirë nismën për hartimin e një Kushtetute të re për entitetin serb.

“Kjo është kulmimi i politikave që janë zbatuar prej kohësh, për të cilat kam paralajmëruar edhe në raportet e mia të mëparshme”, tha Schmidt.

Ai shtoi se situata ekonomike po përmirësohet lehtësisht, por se vendi ndodhet në një krizë të thellë demografike. Marrëveshja e paqes e Dejtonit, sipas tij, mbetet themeli mbi të cilin mund të ndërtohet e ardhmja e Bosnje e Hercegovinës.

Megjithatë, ai nënvizoi se kjo nuk nënkupton se nuk mund të diskutohen amendamente dhe ndryshime të nevojshme në Kushtetutën shtetërore (e cila është pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit).

Schmidt shtoi se, para 30 vjetësh kur përfundoi lufta në Bosnje, “askush nuk e kishte menduar se bashkësia ndërkombëtare do të ishte ende kaq e nevojshme edhe sot”.

Duke e përmbyllur fjalimin, ai u bëri thirrje liderëve të vendit të vazhdojnë rrugën drejt integrimeve evropiane, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare e ftoi të vazhdojë mbështetjen për vendin dhe qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës, në mënyrë që ata “të mos harrohen”.

Nga ana tjetër, kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq, deklaroi se Republika Sërpska nuk po e minon Marrëveshjen e Dejtonit, por po e mbështet atë.

Lexo edhe :  I shtruar në Spitalin Ushtarak, si është gjendja e Vuçiç?

Ajo theksoi se po i drejtohej Këshillit të Sigurimit si përfaqësuese e zgjedhur me vota nga Republika Sërpska dhe përsëriti qëndrimin e njohur të këtij entiteti se dëshirojnë rikthimin te “versioni origjinal” i Marrëveshjes së Dejtonit.

Cvijanoviq mbrojti ligjet e miratuara në mënyrë antikushtetuese në entitetin serb, duke i quajtur “jo provokime, por përgjigje legjitime ndaj shkeljeve të vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare”.

Ajo tha se “rivendosja” e Bosnjës është hapi i ardhshëm logjik për të shmangur krizat, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të votojë zyrtarisht për Schmidtin – dhe, nëse ai nuk ka mbështetje, të caktohet një kandidat tjetër për përfaqësues të Lartë. m.p.

Të fundit

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”,...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës/ Rama pret Behgjet Pacollin: Syri i keq plasi…

Fluturimi i parë certifikues ka realizuar një moment të rëndësishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli zbriti në pistën e këtij...

Berisha mund të vizitojë SHBA-në?- Reagon PD: Përshëndesim qëndrimin e DASH!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV