Rama: Fieri është kryeqyteti i socialistëve! I kemi dhënë dinjitet flamurit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Fierin si takimin e fundit elektoral për sot.

Rama: “Është një det kuqezi dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti i socialistëve. Kur kemi nisur këtë rrugë së bashku, ky shesh nuk ekzistonte. Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe që derdhte llumrat në rrugët e Fierit. Ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu në e kthyem organizmin e Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenar kudo ku shkojmë në botë”.

“Nuk e ulim më kokën, nuk kemi më zor të themi ‘jam shqiptar’. Nuk kemi më asnjë vështirësi, përkundrazi, jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë sepse gjithmonë e më shumë njerëz nga Europa dhe bota vijnë në vendin tonë. Në këto vite ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që i kemi dhënë flamurit kuqezi, të cilin deri dje e valëvisnim me krenari në stadiume, por nuk shikonim të qëndronte mes familjeve të tjerë. E ngjitëm flamurin shqiptar në ato maja ku mblidhet bota. Europa, ku mblidhen ata që marrin vendime. Madje disa herë ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare”. m.p.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV