“Nuk dua të vdes i pasur”, Bill Gates do japë 200 miliardë dollarë për të varfrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi amerikan, Bill Gates, u zotua të enjten se do ta japë gati tërë pasurinë e tij personale gjatë dy dekadave të ardhshme dhe se më të varfrit e botës do të marrin rreth 200 miliardë dollar përmes fondacioneve të tij në kohën kur qeveritë në mbarë botën po i pakësojnë ndihmat ndërkombëtare.

Bashkëthemeluesi i gjigantit “Microsoft” tha se ai do t’i përshpejtojë planet për ta shpërndarë pasurinë e tij dhe për ta mbyllur Fondacionin Gates më 31 dhjetor 2045, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua, kur të vdes, por unë jam i vendosur që fjalët “ai vdiq i pasur” të mos jenë disa nga to” – shkroi Gates në uebfaqen e tij.

“Ka shumë probleme urgjente për t’u zgjidhur që unë t’i mbaj burimet të cilat do të mund të përdoreshin për t’i ndihmuar njerëzit” – shtoi ai.

Në një referencë të tërthortë ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për pakësimin e ndihmave nga dhuruesja më e madhe në botë, ShBA-ja, Gates than ë deklaratë se dëshiron që ta ndalë vdekjen e foshnjave të porsalindura, fëmijëve e nënave nga shkaqe të parandalueshme, t’u japë fund sëmindjeve si malaria e fruthi dhe ta zvogëlojë varfërinë.

“Është e paqartë nëse shtetet më të pasura në botë do të vazhdojë të qëndrojnë për njerëzit më të varfër të saj” – shtoi amerikani, duke e përmendur zvogëlimin e ndihmave nga dhurues të rëndësishëm, përfshirë Francën e Britaninë. m.p.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV