Lulzim Basha: Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës, votoni 4!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Ai gjithashtu tha se qytetarët refuzojnë një mandat të katërt me Edi Ramën dhe “rrangallat e tranzicionit”.

Sipas tij, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prap me Edi Ramën, apo rrefuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 fhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili jo vetëm do t’u vij në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por u lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet.

‘Për sipërmarrësit, vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%, heqja e TVSH për biznesin e vogël. lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme. Për familjet shqiptare subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë. Për të rinjtë: 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik’, tha ai. m.p.

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit, 29 vatra zjarri të raportuara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE!

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në...

Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

USS Vincennes rrëzon avionin Iran Air 655, ndër 290 të vdekur 66 ishin fëmijë

Tragjedia e 3 Korrikut 1988 Nga Leonard Veizi Një gabim tragjik i identifikimit, i kombinuar me tensionin ekstrem dhe mungesën e koordinimit në një zonë konflikti,...

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm! Kush ishte Diogo Jota

Një ngjarje tronditëse ka tronditur jo vetëm botën e futbollit, por edhe opinionin publik në përgjithësi. Diogo Jota, ylli portugez i Liverpoolit, ka humbur...

Lajme të tjera

Web TV