“Një ëndërr që bëhet realitet”, përurohet Xhamia e Plumbit në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një ëndërr që bëhet realitet”. Me këto fjalë e ka përkufizuar inaugurimin e Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ku objekt kulti është inauguruar gjatë ditës së sotme me prezencën e personaliteteve dhe Ambasadorit Turk në Tiranë.

Për kreun e Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, restaurimi i plotë I xhamisë së plumbit, është një moment që na bën krenar të gjithëve pasi i kthen dinjitetin këtij objekti kulti unik në të gjithë Ballkanin.

Ambasadori Turk në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay në fjalën e tij jo vetëm që vlerësoi investimin e bërë nga qeveria turke, por edhe restaurimin e plotë të këtij objekti që vjen si bashkëpunim mes dy qeverive asaj turke dhe qeverisë shqiptare.

Xhamia e Plumbit është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. E ndodhur pranë hyrjes së Kalasë së Rozafës, në një pikë të veçantë ku përplasen historia dhe natyra, kjo xhami është simbol i identitetit kulturor të Shkodrës.

E ndërtuar në vitin 1773, ajo mori emrin “Xhamia e Plumbit” për shkak të mbulesës së saj me plumb, një element unik që i ka dhënë rezistencë dhe hijeshi. Struktura është ndërtuar sipas stilit klasik osman me kupolë qendrore, katër kupola më të vogla dhe një minare elegante, ndërsa ambienti përreth pasqyron qetësi dhe madhështi historike.

Pas dëmeve të përsëritura nga përmbytjet dhe koha, ajo u restaurua falë bashkëpunimit të Qeverisë Turke dhe Qeverisë Shqiptare dhe sot qëndron më e bukur se kurrë, si një dëshmi e gjallë e bashkëjetesës fetare, trashëgimisë kulturore dhe rezistencës së Shkodrës përballë kohës./e.t

Të fundit

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

“Arratisja” e kapitalit, shqiptarët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport...

Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Të paktën 14 persona janë plagosur në një sulm me dron gjatë natës në Kiev, i cili dëmtoi gjithashtu infrastrukturën hekurudhore dhe i vuri...

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV