BKH zbarkon në shtabet e Tom Doshit/ Lala: U gjetën para, lista me emra dhe tollona nafte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për krimet zgjedhore dhe aksionin e sotëm të BKH-së në Shkodër, ku kanë “mësyrë” në shtabet e Tom Doshit.

Gazetarja tha se janë gjetur para dhe lista votuesish, ndërkohë që dha detaje nga kontrollet e zhvilluara dhe hetimet e deritanishme për korrupsion në zgjdhje dhe shitblerje të votës.

“BKH, disa agjentë, të mbështetur nga policia, kanë ushtruar kontrolle personale dhe të automjeteve për disa shtetas që dyshohen si pjesë e shtabeve elektorale të zotit Tom Doshi.

Është hera e parë që kur ka nisur fushata, është hetim i nisur nga ana e policisë dhe është vënë në lëvizje SPAK. Gjykata e Posaçme ka firmosur 6 urdhër kontrolle, që kanë të bëjnë me 6 shtetas, 9 automjete dhe u janë marrë celularët. Janë ushtruar kontrolle në Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe. Janë gjetur të dhëna interesante.  Po hetohet për korrupsion në zgjedhje, shitblerje të votës.

Gjatë kontrolleve, janë kontrolluar 7 persona, një punonjës i OSHE. Janë marrë 7 celularë. Është ushtruar kontroll në 9 automjete, njëri në pronësi të OSHEE. Po ashtu janë gjetur lista me emra qytetarësh. Është operacion i koduar premtimi. Deri tani, përmes dëshmitarëve dhe vëzhgimeve në terren, rezulton se janë premtuar para në këmbim të votës. Janë firmosur urdhër kontrolle. Nuk ka patur të ndaluar sepse po kryqëzohen të dhënat, në telefonat dhe vëzhgimet në terren. Po ashtu, rezulton se ka të dhëna, bëhet fjalë për një krim që vijon dhe mund të gjenden dhjetëra komunikime, mund të japin të dhëna për arrestimin e personave. Një prej personave nuk ka pranuar kontrollin e policisë dhe është shoqëruar në komisariat, por pastaj është lënë i lirë.

Lexo edhe :  "Ndihem shumë shqiptar"/ De Biasi voton në Shqipëri

Janë gjetur lista me emra qytetarë dhe shumat përkatëse që dyshohet se do t’ju jepeshin qytetarëve. Janë gjetur shuma parash dhe tollona nafte.

Ky kontroll në Vaun e Dejës vjen pak ditë pasi Rama ishte në Shkodër. Tërhoqi vëmendjen një kritikë e tij në adresë të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, la të nënkuptohet se zyrtarë mund të punon në favor të Tom Doshit. Tha “Kristian mos luaj me dy porta”. Kryeministri zgjodhi të bënte shembull. Pra janë fokusuar në Vaun e Dejës dhe zonën e Malësisë së Madhe.

Është pak a shumë si rasti i Elbasanit në zgjedhjet e kaluara. Ky operacion po vijon. Me sa kam kuptuar, kam konstatuar që ndonjëeri që është pjesë e shtabeve mund të jetë infiltruar, pasi Prokuroria ka patur informacion të saktë dhe të detajuar. Ata kanë shkuar në pikat përkatëse pa problematikë, i kanë zënë në flagrancë pa patur mundësi të heqin paratë dhe listat.

Zoti Dumani ka qenë në Shkodër, ka kërkuar hetim për korrupsionin, shitblerjen, etj. Ka shkuar edhe në Lezhë sepse edhe atje ka një hetim që po vijon dhe ka të dhëna për shitblerje të votës”, tha Lala. /e.t

Të fundit

Topalli falënderon emigrantët shqiptarë: Mesazh patriotizmi, ata e dinë si të votojnë

Drejtuesja politike në Partinë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli ka dhënë një mesazh falënderimi për shqiptarët që jetojnë jashtë...

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

Lajme të tjera

Web TV