Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë hapin e parë në lidhje me organizimin e një takimi gjithëpërfshirës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Anëtarë të kabinetit të saj njoftuan se do të kontaktojnë partitë politike për t’u dakorduar për kohën e përshtatshme për organizim të takimit.

Presidentja Vjosa Osmani do t`i ftojë liderët e partive politike për t’u takuar, në funksion të zhbllokimit të situatës politike.

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Të enjten, përfaqësues të Lidhjes Demokratike thanë se në parim janë pro një takimi që synon të zgjidhet ngërçi politik.

“Ne e kemi vendos këtë propozim në tavolinë. Jemi të hapur të jemi prezentë në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet për çfarë ftohet takimi dhe çfarë qëllimi mund të ketë, s’mund të japë përgjigje në pyetje hipotetike, por ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik”, tha Bajrami.

Lexo edhe :  Si i humbi Kosova 600 mln euro projekte? Kokëfortësia e Kurtit sjell pasoja...

E, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nuk treguan se si do të përgjigjeshin ndaj një ftese të mundshme të presidentes, për takim të tillë.

Kryetari i kësaj që ka dalë fituese e zgjedhjeve, Albin Kurti, ftoi javën e kaluar në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në takimin që nuk prodhoi zgjidhje, i ka shkuar vetëm Krasniqi./e.s

Të fundit

Raketa më e madhe e Space X përgatitet për nisje në hapësirë

Elon Musk, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i SpaceX, ka folur së fundmi për planet e tij ambicioze në lidhje...

Sherr mes adoleshenteve në Tiranë!/ 6 të mitura përplasen fizikisht me dy vajza të tjera

Një incident me përplasje fizike ka ndodhur mes adoleshenteve në qendër të Tiranës. Gjashtë vajza të mitura janë konfliktuar me dy të tjera për motive...

Berisha humb Kalanë! Ish-kandidatja largohet nga PD: Aty ecin vetëm miqësitë

Nga Teatri Kombëtar tek Teatri i Doktorit, qëndrestarja e lirisë nuk mban më. Adriana Kalaja ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike me akuza të...

Pesë të mitur helmohen nga klori në pishinë, në gjendje të rëndë 9-vjeçari

Pesë fëmijë përfunduan në spital pasi notuan në një pishinë në periferi të kryeqytetit italian. Ngjarja ndodhi në lagjen Borghesiana të Romës, pas rrjedhjes...

Stamponin veshje me logo false/ I arrestuari ish-kandidati i PD-së së Bashës

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të...

Lajme të tjera

Web TV