Arrestohet 36-vjeçari që goditi me grusht djalin e Luçiano Boçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

36-vjeçari Ervin Totolaku, i cili goditi me grusht djalin e kandidatit për deputet Luçiano Boçi, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Blutë bëjnë me dije se ndaj Totolakut rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ngjarja ndodhi më 7 maj, në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, ku një sherr mes disa personave nisi papritur gjatë takimit elektoral të Kryetarit të PD, Sali Berisha.

Siç u bë me dije, Parid Boçi, djali i drejtuesit politik të PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ishte i përfshirë në sherrin e dhunshëm, i cili pësoi dëmtime të lehta.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ervin Totolaku, 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi më datë 07.05.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin Parid Boçi, për motive të dobëta’, njoftoi sot policia. /e.s

Të fundit

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar...

E ka harruar Romeo Veshajn? Heidi Baci shijon pushimet në jug me djalin misterioz!

Heidi Baci është tashmë një nga personazhet më të dashur të publikut. Ajo u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në "Grande Fratello"...

Fati i Berishës në duart e treshes së “hekurt” të GJKKO

Dosja “Partizani” është një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, me jehonë politike dhe publike të jashtëzakonshme. Në qendër të saj është...

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët

Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret...

Lajme të tjera

Web TV