U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa, spanjolli 35-vjeçar i cili ishte një nga kandidatët kryesorë për fitoren dhe është një emër shumë i njohur i çiklizmit ndërkombëtar, u rrëzua pasi u përplas me një shtyllë në një kthesë të shpejtë pranë Freskut pak kilometra para fundit të etapës.

assdddada

Ai nuk mund të lëvizte për shkak të lëndimit që pësoi në rrëzim ku u përplas me shumë forcë në trotuar, ndaj u desh transportimi i tij me barrelë me ambulancë, pasi që në fillim u kuptua se ishte diçka serioze.

 

 

Skuadra e tij, “ Soudal-Quick Step”, ka bërë të ditur në darkë se situata e Landa ishte problematike. Rezulton se ai ka pësuar një frakturë të vertebrës së toraksit T11. Si pasojë e këtij dëmtimi, ai duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në një pozicion përmbys apo në krah, para se të fillojë procesin e riaftësimit.

dsadasdasdsadasdsa

Kësisoj, është vendosur që Landa të kalojë si fillim natën e të premtes në spital në Tiranë, e më pas, gjatë ditës së shtunë do të shqyrtohen opsionet për të mundësuar kthimin e tij në shtëpi, sipas këshillave që japin mjekët specialistë përkatës për raste të tilla./e.t

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV