Sa zgjedhës do të votojnë në secilin qark?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduard Zaloshnja 

Mbi 3.71 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar nga KQZ). Por pothuaj 1.6 milionë prej tyre nuk e kanë dërguar votën me postë nga emigracioni, duke mos ia krijuar kështu vetes mundësinë për ta ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit si shtetas shqiptarë në moshë për votim.

Nga ana tjetër, rreth 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (popullsia 18 vjeç e sipër sipas INSTAT). Dhe këta e kanë mundësinë konkrete për të votuar – mjafton të shkojnë në qendrat e votimit përkatëse të tyre, e ta hedhin votën për këdo që preferojnë.  Mundësinë konkrete për të votuar e kanë shfrytëzuar edhe rreth 200 mijë zgjedhës në emigaracion (11.2% e totalit në emigracion), përmes dërgimit të votave me postë.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2013 (kur u arrit pjesëmarrja më e lartë e votuesve të këtushëm në mijëvjeçarin e ri), ishin në listën e zgjedhësve rreth 3.27 milionë shtetas në moshë për votim, nga të cilët rreth 2 milionë banonin në Shqipëri (prej tyre, rreth 1.75 milionë votuan).

Dhe si janë të shpërndarë sipas qarqeve rreth 2.13 milionë zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar?

Të dhënat e detajuara të INSTAT-it dhe KQZ-së sipas qarqeve na japin mundësinë të llogarisim numrat për çdo qark, ku Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi rezultojnë katër qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve me mundësinë konkrete për të votuar (shihni Tabelën 1 më poshtë).

Po sa nga zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar, pritet të votojnë?

Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan rreth 1.66 milionë zgjedhës të këtushëm (kufijtë u mbyllën prej Covid-19 për votuesit nga jashtë). Ndërkohë, sipas INSTAT, banonin këtu atëherë rreth 1.97 milionë zgjedhës. Domethënë, rreth 84% e zgjedhësve të këtushëm votuan.

Lexo edhe :  Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Aktualisht, nga sondazhet më të fundit rezultonte se rreth 85% e të anketuarve të këtushëm do të votjnë në rang kombëtar. Në qoftë se aplikojmë këtë përqindje kombëtare për zgjedhësit e këtushëm sipas shpërndarjes së pjesmarrjeve nëpër qarqe të 2021-shit, rezulton se rreth 1.64 milionë zgjedhës të këtushëm mund të shkojnë të votojnë. Ndërsa nga emigracioni, rreth 200 mijë i kanë dërguar votat me postë. (Vetëm pas mbylljes së votimit nesër do ta mësojmë numrin e saktë të zarfeve të mbërritura në KQZ).

Duhet mbajtur parasysh se sondazhet kanë një marzh gabimi statistikor. Pra, shifra reale e pjesëmarrësve mund të luahtet rrotull shifrës së mësipërme. Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se jo pak votues do të ngatërrohen me fletët e ndërlikuara të votimit si fletë gazete, e kështu jo pak vota të tyre mund të rezultojnë të pavlefshme (5% dolën të pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare).

Përmbledhtas, votat e vlefshme në total mund të jenë diku rreth shifrës 1.77 milionë. /e.t

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV