Misteri i votimit për Papën amerikan, a ka lidhje Donald Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leoni i XIV u farkëtua po aq nga bota jashtë sa edhe nga Shtetet e Bashkuara, e kjo, thotë CNN, mund të jetë arsyeja përse u bë Papa i parë i Amerikës.

Ishte një lloj rregulli i pashkruar që konklava e kardinalëve të mos zgjidhte kurrë një amerikan, dhe kjo, me qëllimin e ruajtjes së disa ekuilibrave. Shtetet e Bashkuara janë konsideruar tepër të fuqishme në rrafshin ushtarak, diplomatik e madje dhe atë kulturor që të merrnin nën kontroll edhe njërin prej autoriteteve më të rëndësishme morale në botë: Kishën Katolike Romake dhe besimtarët e saj, që në total janë sa trefishi i popullsisë amerikane.

Megjithatë, të enjten, ish-kardinali Robert Prevost, të cilin miqtë e tij e njohin si Bob, bëri realiteti atë që shumë besimtarë amerikanë nuk kishin menduar se do ta shihnin në këtë jetë, duke nxitur shpërthime krenarie në vendlindjen e tij.

Pyetja megjithatë, që po shtrojnë të gjithë tani është përse kardinalët zgjodhën që çelësat e Mbretërisë së Qiellit, t`i mbajë një amerikan? Vetëm ata që u mblodhën brenda Kapelës Sistine e kuptojnë plotësisht dinamikën që çoi në zgjedhjen e Leos së XIV në ditën e dytë të konklavës si pasues i Papa Françeskut të ndjerë.

Duket megjithatë një rastësi e jashtëzakonshme, vazhdon gjigandi mediatik, që Papa i parë amerikan mbërriti pikërisht në momentin kur Shtetet e Bashkuara nën mandatin e dytë të Donald Trump, janë duke i kthyer shpinën shumë qasjeve, aleancave të huaja e madje edhe vlerave të brendshme që i kishte ruajtur prej kohësh si kombi më i fuqishëm në botë.

Prevost ka qenë një misionar për shumë dekada, e 20 vite i kaloi në Peru, ku është një qytetar i natyralizuar e ka shërbyer edhe si peshkop. Në paraqitjen e tij të parë publike si At i Shenjtë, Leo XIV, i cili njeh disa gjithë, preferoi të fliste në spanjisht e italisht.

Lexo edhe :  Vidhet statuja prej dylli e presidentit Macron nga muzeu i Parisit

Interpretimi i CNN është se në një epokë të re -me hovin e nacionalizmit dhe kredos gjeopolitike të shteteve të forta që hedhin hijen e tyre mbi më të dobëtit, kardinalët zgjodhën një papë të lindur në një vend me ndryshime tronditëse janë më të dukshme.

Mes zemërimit në rritje mbi pabarazitë ekonomike, dhe me armiqësinë në rritje të së djathtës kundër emigrimit masiv që arrin kulmin në SHBA, Kisha Katolike Romake do të drejtohet përsëri nga një njeri, i cili shërbeu mes varfërisë dhe mes më të margjinalizuarve në Amerikën Latine, nga ku e kanë origjinën shumë emigrantë në SHBA.

Kjo lëvizje vjen po ashtu në kohën kur administrata amerikane po shkurton ndihmën për të sëmurët, për shembull në heqjen e programeve të USAID-it në Afrikë, ndërsa kreu i ri i Kishës Katolike njihet për thirrjet e tij për shërbim ndaj të varfërve. m.p.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV