KQZ tregon 7 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit. Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht, shkruan A2 CNN. Të dhënat nga KQZ bëjnë të ditur se jo në të gjitha QV do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. Konkretisht, në 7 QV nuk është bërë e mundur kontraktimi i operatorëve për mbarëvajtjen e pajisjes gjatë procesit të votimit.

Bëhet fjalë për QV:

1 QV në Njësinë Administrative Pult, bashkia Shkodër

4 QV në bashkinë Dropull

1 QV në bashkinë Libohovë

1 QV në bashkinë Konispol, Njësia Administrative Xarrë

Më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mbi 3.713.761 shtetas shqiptarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Për herë të parë, edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë, pas regjistrimit në Platformën Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte zgjedhore, përfshirë 8 parti politike dhe 3 koalicione. Ndër to janë Partia Socialiste e Shqipërisë, që kërkon mandatin e katërt, Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, si dhe Nisma Shqipëria Bëhet, Koalicioni Euroatlantik, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia, e të tjera.

Procesi zgjedhor do të monitorohet nga misioni i OSBE/ODIHR. Kreu i misionit, Lamberto Zannier, do të vizitojë disa qendra votimi më 11 maj për të vëzhguar nga afër mbarëvajtjen e procesit./e.t

Të fundit

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila”...

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të...

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Lajme të tjera

Web TV