Plas sherri në Pogradec/ Eksponenti i PD godet komisionerin e PS në qendrën e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i rëndë është shënuar në qendrën e votimit nr. 3901 në Pogradec, ku eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka sulmuar fizikisht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega.

Sipas raportimeve, Tollozhina ka goditur Gegën, duke e lënë të gjakosur, si dhe ka fyer një qytetare e cila ndodhej në ambientet e qendrës së votimit në momentin e ngjarjes.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë incident, por pritet që organet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të nisin hetimet për rrethanat dhe përgjegjësitë. Ngjarja ka ngritur shqetësime për mbarëvajtjen e qetë të procesit zgjedhor në këtë zonë./e.t

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV