Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për tu numëruar votat për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Agron Shehaj tha me bindje se nëse një parti e re do të marrë një mandat, ajo do të jetë Partia Mundësia. Sakaq, Shehaj tha se jetojmë në një vend ku pritet të ketë tentativa për të manipuluar votat.

“Sondazhet thonë që jemi partia e tretë në gjithë Shqipërinë. Jemi shumë më lart në Tiranë se në qarqe. Presim kudo.

Nëse një parti e re do marrë një mandat, ajo do jemi ne. Them se është shpejt për të bërë një bilanc të procesit të votimit ndërsa numërimi sapo ka filluar.

Numërimi është i rëndësishëm. Shpresoj që partitë që kontrollojnë procesin mos të bëjnë numra.

Kemi vëzhgues në të gjitha qendrat e numërimit. Jetojmë në një vend ku presim që të ndodhin tentativa për të manipuluar vullnetin e qytetarëve.”-tha Shehaj.

Ndërsa kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh se do të flasë pasi të numërohen kutitë ndërsa shtoi se do të kenë një rezultat shumë të mirë në të gjithë vendin.

“Do më thërrisni prapë nesër në darkë dhe do më thoni që kishte të drejtë. Do jem në të gjitha KZAZ-të e Tiranës.”-tha Lapaj. m.p.

Të fundit

Spartak Ngjela: Kush më shpjegon se si është pasuruar familja e Berishës?

Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që...

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është bërë me dije se gjatë...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të...

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur...

Lajme të tjera

Web TV