Sekuestrohen pasuri në vlerë 2 milionë euro në dyshimin për pastrim parash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën.

Ajo ka njoftuar se është duke zhvilluar “hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin ‘Mati’, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona”.

Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.

Pasuria e sekuestruar, me vlerë prej 2 milionë e 286 mijë e 54 eurosh, sipas Prokurorisë Speciale, është identifikuar në emrin e të dyshuarit Sh.C.

Ajo është sekuestruar me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale./REL

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

Lajme të tjera

Web TV