PD e para në Kavajë, kryebashkiaku Qosja: Do bashkëpunojme me qeverinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja është shprehur këtë të hënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë socialiste për të mirën e qytetarëve të tij, në kushtet kur Partia Demokratike nuk arriti dot të bënte rotacion.

“Ne do fitojmë dhe do vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë se nuk kemi çfarë bëjmë, për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Qosja për RTSH.

Kavaja është e vetmja nga bashkitë e qarkut Tiranë ku gara kryesohet nga Partia Demokratike. Sipas Fisnik Qoses, bashkia që ai drejton ka qenë përherë prijëse e ndryshimeve, por këtë herë nuk është ndjekur dot nga bashkitë e tjera.

“Për hir të së vërtetës jam shumë i kënaqur me të gjithë mbështetësit, me gjithë njerëzit. Jam mirënjohës dhe na shton përgjegjësinë e punëve të mira që kemi për të bërë përpara.

Kavaja gjithmonë ka qenë prirëse e ndryshimeve, pavarësisht se nuk na kanë ndjekur të tjerët këtë radhë. Por ne nuk dorëzohemi, kështu që do ecim përpara”, ka deklaruar kryebashkiaku i PD nga qendra vendore e numërimit të votave. m.p.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV