“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij, do të vijë për shkak të numërimit të votës së Diasporës, pasi për votimin brenda vendit, parashikohet të kemi një rezultat paraprak brenda pasdites së të mërkurës.

“Procesi i numërimit është shumë i lodhshëm fizikisht, me stres. Fieri ishte tipik dhe aty u angazhua KQZ për ta vendosur procesin në normalitet. Është normale që njerëzit të lodhen sepse disa prej tyre kanë më shumë se 24 orë që po merren me zgjedhjet. Por duhet që partitë politike, të cilët kanë propozuar numëruesit, të ndërtojnë një skemë të zëvendësimit me turne të numëruesve. Nuk mund të rrijë një njeri 20 orë duke u marrë me dokumentacionin zgjedhor. Duhet të gjendet një zgjidhje”, tha Celibashi në një intervistë për A2 CNN.

I pyetur nëse konstaton sfida të reja, Celibashi tha se problemet përsëriten prej vitesh. “Për fat të keq, konstatoj se partitë politike, sapo përfundojnë zgjedhjet, pak vullnet kanë për t’i adresuar këto probleme të cilat ne i konstatojmë, përfshi votimin dhe numërimin. Për KQZ, sfidë e shtuar është votimi nga jashtë”.

Celibashi bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që në Shqipëri të votohet dhe numërohet vota në mënyrë elektronike. “Në gjykimin tim kemi një mekanizëm gati primitiv të procesit të administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Mendoj që duhet të zgjerohet si mënyrë votimi. Mendoj që për të gjithë nuk ka më dilema në lidhje me integritetin e këtij procesi dhe do të ishte me dobi që në zgjedhjet e ardhshme ky sistem të shtrihej edhe më gjerë. Besoj deri në fund të kësaj jave do ta kemi rezultatin e plotë paraprak si për subjektet zgjedhore si për kandidatët. Votimi brenda vendit besoj do ta kemi brenda të mërkurës pasdite. Ndërsa për votimin brenda vendit dhe atij jashtë vendit, do ta kemi në fundjavë”, u shpreh ai. m.p.

Të fundit

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, faktorët kryesorë/ Si po plaket forca e punës

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut...

Lajme të tjera

Web TV