Qarku i Lezhës bëhet blu, nis numërimi i votave për kandidatët në Mirditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qarku i Lezhës ka votuar në favor të Partisë Demokratike, duke e kthyer hartën e tyre në ngjyrë blu për këto zgjedhje parlamentare.

Partia Demokratike ka arritur të fitojë në këtë qark 4 mandate, ndërsa e dyta vjen Partia Socialiste me 3 mandate. Partitë e tjera nuk kanë arritur të fitojnë vota të nevojshme për t’u përkthyer në mandate për ‘to.

Gazetari Martin Marku, raporton se në Bashkinë e Mirditës ka nisur numërimi i votave për kandidatët e zgjedhur nga qytetarët, që do përfaqësojnë qarkun në Parlamentin e ardhshëm. Normalisht duke qenë se sapo ka nisur numërimi, nuk ka ende një emër konkret që mund të zejë një karrige të sigurt në Kuvend.

“Kanë përfunduar të gjitha kutitë e votimit, për sa i përket numërimit për subjektet politike në 4 KZAZ-të përkatëse të qarkut të Lezhës, por ajo çfarë vlen të theksohet është se është Bashkia e Mirditës e cila ka nisur tashmë me kutitë e para, për ata të cilët janë kandidatë në lista të këtyre subjekteve politike. Por, nuk kemi ende një rezultat se sapo ka nisur numërimi për preferencat e qytetarëve të cilët do të zgjedhin se cilin prej kanditatëve të tyre, pra kanë zgjedhur tashmë, do t’i përfaqësojë në Parlamentin e Shqipërisë, si nga ana e PD, si nga ana e PS”, raporton gazetari.

Edhe pse në qarkun e Lezhës ka dominuar Partia Demokratike, ajo ndiqet nga Partia Socialistët me një numër votash jo shumë të largët. PD ka fituar 44.77% të votave, ndërsa PS 42.51%. Demokratët kanë fituar me një ndryshim prej 1899 vota më shumë se PS./e.s

Të fundit

Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Connie Francis, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të viteve ’50 dhe ’60, është ndarë nga...

Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi vetëvrasjen, uniformat blu kanë gjetur armën e zjarrit tip pistoletë. Arma dyshohet se...

Siguria në burgje/ Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë...

Mbretëria e Bashkuar do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar se mosha e votimit do të ulet në 16 vjeç për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në...

“Mos dilni lakuriq në rrugë”/ Qyteti spanjoll “10 mesazhe” për ata që duan ta vizitojnë

Qyteti i Malagës në Spanjë ka rikthyer këtë verë fushatën “Përmirëso sjellen tënde”, duke u bërë thirrje turistëve të sillen me respekt. Mes rregullave të...

Lajme të tjera

Web TV