Rama shkon në selinë e PS/ Pritet të mbajë fjalimin e fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste të martën paradite.

Në hyrje të selisë është takuar përzemërsisht nga një grua e moshuar e cila e ka uruar për suksesin në zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nga gazetarët për një koment për rezultatin, Rama është përgjigjur i buzëqeshur: “Të mbarojnë një herë zgjedhjet, pastaj”.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka siguruar mandatin e katërt, me një rezultat historik, pasi projeksioni i deritanishëm i jep plot 82 mandate.

Partia Demokratike parashikohet të marrë 52 mandate, Partia Social Demokrate 3 mandate, ndërsa nga 1 mandat duket se do të marrin edhe Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet. /e.t

Të fundit

Sarandë, policia gjen një pistoletë në çantën e dy të rinjve që u plagosën

Policia e Sarandës ka gjetur një armë zjarri në vendin ku u plagosën Ernest Lapaj dhe Gëzim Hoxhaj. Burime...

E pazakontë! Lindin 8 foshnje të shëndetshme me ADN-në e 3 personave

Tetë foshnje të shëndetshme kanë lindur në Britani me ndihmën e një teknike eksperimentale që përdor ADN-në e tre personave, për t’i ndihmuar nënat...

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst...

Aksidenti me 5 të plagosur në Librazhd, 15-vjeçari me urgjencë drejt Traumës

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë në...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Lajme të tjera

Web TV