Biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi, FSHF del me një tjetër njoftim të rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë me një tjetër informacion të rëndësishëm për tifozët, në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri- Serbi, e cila luhet më 7 qershor, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas FSHF, të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar nga paketat për sezonin aktual, nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave. Këta tifozë do e kenë vendin e tyre në stadium të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

Për herë të parë, FSHF aplikon një formë të tillë për shitjen e biletave, që përdoret zakonisht nga UEFA dhe FIFA për ndeshjet e mëdha. Paraprakisht personat që duan të sigurojnë një biletë do duhet të aplikojnë dhe më pas nëse kërkesa e tyre miratohet, do kenë mundësi të blejnë deri në katër bileta./e.s

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të fundit

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Mësohet...

Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit të ish-Presidentit Ilir Meta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Kancelari Merz paralajmëron gjermanët: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përpjekje më të mëdha mbrojtëse gjatë një vizite sot në Bundeswehr. Merz vuri në dukje luftën e...

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë. Thanos...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Lajme të tjera

Web TV