1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit, për shkak të nivelit të ulët të ndihmës ekonomike, pagave dhe buxheteve të kufizuara të bashkive për mbrojtjen sociale.

Eriola Hoxha, pedagoge ekonomie, u shpreh për A2: “Ky raport nuk ka lënë pa përmendur dhe pa detajuar gjithashtu se 43,9% e popullsisë shqiptare është në prag të futjes në nivelin e varfërisë. Ndërkohë, 22% e popullsisë në shkallë vendi cilësohet si plotësisht e varfër”.

Në raportin e vitit 2024, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria në Shqipëri nuk është vetëm mungesë e të ardhurave, pra e të pasurit më pak se 5,5 dollarë në dispozicion në ditë. Shkalla e lartë e varfërisë, sipas institucionit që ka në fokus të drejtat dhe liritë e individëve, vjen edhe nga mungesa e shërbimeve dhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në jetën publike.

“Shifrat e varfërisë, me popullsinë më të madhe të vendit që jeton nën minimumet jetike tregon se situata është shumë alarmante dhe e përkeqësuar në raport me vitet e mëparshme”, deklaroi më tej Hoxha.

“Varfëria si shkak, por edhe si pasojë e shkeljeve të të drejtave të njeriut, duhet të adresohet në kontekstin e detyrimeve të shtetit për respektimin e garantimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në raport.

Theksi vihet veçanërisht te të moshuarit: “Këta individë përballen me vështirësi serioze në sigurimin e të ardhurave minimale të mjaftueshme, për të përballuar kostot e jetesës dhe të medikamenteve të nevojshme, në përputhje me nevojat e tyre shëndetësore. Në këtë kuadër, ndonëse shpërblimi i pensionistëve për festat e fundvitit përbën një formë mbështetjeje të mirëpritur, ai mbetet simbolik dhe nuk zëvendëson nevojën për një rritje të qëndrueshme dhe të mjaftueshme të pensioneve”.

Lexo edhe :  100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Vlerësim të njëjtë ndajnë edhe ekspertë të ekonomisë: “Qeveria duhet të shfrytëzojë ecurinë e mirë e mbledhjes së të ardhurave për të rishpërndarë një pjesë të tyre te shtresat më në nevojë. Vendi duhet të nxirret nga varfëria dhe nuk duhet të jenë këto tregues të mirëqenies sonë të pa mirëqenë”.

Me qëllim zbutjen e varfërisë, Avokati i Popullit përsërit thirrjen drejtuar qeverisë për të përcaktuar me ligj minimumin jetik. m.p.

Të fundit

Tentuan ta mbajnë mister, zbulohet lojtari që dështoi në testet fizike te Real Madrid

Real Madrid ka qenë pranë transferimit si lojtar i lirë të marokenit Abdellah Ouazane, i konsideruar si një super...

Skifteri nga Lezha mburret me makinën luksoze, mediat angleze: Kushton 80.000 paund

Një shtetas shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke...

Pse Wirtz refuzoi klubin më të madh në Gjermani? Arsyen e tregon babai i lojtarit

Florian Wirtz është një nga transferimet më të përfolura të kësaj vere, pasi anësori i sulmit vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen për të...

Aksident i trefishtë në Maliq, të plagosurit drejt spitalit të Korçës

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të fshatit Symizë të Maliqit. Sipas raportimeve paraprake për media, në aksident janë përfshirë 3...

Reagon kancelari gjerman: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e...

Lajme të tjera

Web TV