Ishte në “betejë” në listë të hapur, sa vota mori Lulzim Basha në Tiranë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në këto zgjedhje garonte në siglën e Koalicionit Euroatlantik.

Në listën e të dhënave në faqen zyrtare të KQZ shihet se pas 815 kutive të numëruara në kryeqytet nga 1282 në total, Lulzim Basha ka marrë 888 vota. Pas tij në renditje për nga numri i votave renditet Pëllumb Seferi dhe Shemsi Prençi.

Përpara zgjedhjeve, kur u publikuan dhe listat, Lulzim Basha tërhoqi kandidatët nga lista e sigurt dhe u shpreh se në Kuvendin e ri do të hyjë vetëm ai që merr më shumë vota, por mesa duket askush nuk arriti t’i fitojë ato./e.s

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV