I zhdukur prej tre vitesh/ SPAK mbyll hetimet për Ervis Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo Bitri, Festim Qoli, Agron (Kamber) Mehja, Abedin Mama, Aleks Çela,  Florenc Çapia, Ervis Martinaj, Alket Xhixha dhe Elvin Merlika.

Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, ndërsa sipas prokurorisë janë përgjegjës për disa vepra penale. ABC News, referuar  hetimeve të SPAK, sjell çështjen për të cilat akuzohen këtë persona.

Sipas SPAK, i pandehuri Ervis Martinaj, akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale”, për të kryer vrasjen e Indrit Dokle, në muajt Prill-Maj të vitit 2022, në Tiranë.

Dokle njihet për armiqësinë e tij me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të 2022, ndërsa ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj ishte gati të jepte një shifër prej 500 mijë euro për eliminimin e Indrit Dokles.

Nuredin Dumani, i cili u vu në pranga u kthyen në të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer 8 grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Mësohet se mes dëshmive, Dumani ka thënë se është paguar edhe nga Ervis Martinaj për të eliminuar fizikisht Indrit Doklen. Shifra që është paguar nga Martinaj për vrasjen e Dokles është 100 mijë euro, ndërkohë që i ishte premtuar 500 mijë euro gjithsej.

Kujtojmë se Indrit Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale./e.t

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV