Covid-19/Dalin përgjigjet e 90 tamponëve të marra dje në Berat, ja rezultatet

Kanë dalë rezultatet e 80 tamponëve për koronavirus që u morën ditën e djeshme, pas rezultimit pozitiv të një infermiereje në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit.

Testimit për Covid-29  iu nënshtruan i gjithë stafi mjekësor i Spitalit të Beratit dhe personave të kontaktit të afërt të vëllait dhe motrës së infermieres që rezultoi pozitive me COVID-19.

Sot është  bërë e ditur se nga 90 testime të kryera ditën e djeshme, nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Ndërkohë Berati mbetet në kuotat e10 rasteve aktive me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë./Fjala.al/