Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi.

Shkak për konfliktin u bë kontestimi i një vote në të cilën ishin shënuar dy kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit kërkuan që kjo votë të njihej në favor të tij, çka solli debat dhe përplasje fizike me Sekretarin e KZAZ. Në incident janë përfshirë katër persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar nga policia.

Ndërkohë, brenda një automjeti që ndodhej në perimetrin e KZAZ-së, është vërejtur një çantë me para, çka ka ngritur dyshime të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar të gjithë dinamikën dhe për të identifikuar përgjegjësit. m.p.

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV