Emrat: Vota preferenciale, në Tiranë garë mes 5 zonjave të PS për dy mandate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç vëmendjes në Tiranë ku PD-ja po lufton me Mundësinë për një mandat, apo në Fier, ku Lapaj pretendon një mandat të PS-së, një luftë e vërtetë për çdo votë po zhvillohet brenda zonjave të PS-së në listën e hapur të kryeqytetit.

Partia Socialiste ka marrë 19 mandate në Tiranë, ku 12 janë në listën e mbyllur dhe 7 në listën e hapur.

Sipas Kodit Zgjedhor nga këto shtatë mandate, 2 duhet të jenë gra për të plotësuar kuotat gjinore. Teksa janë numëruar 913 nga 1282 kuti, rezulton se pesë zonja po luftojnë për dy mandate deputetësh.

Aktualisht Anila Denaj duket më e favorizuar, teksa ka grumbulluar 7468 vota, ndërkohë që në vendin e dytë, në kutitë e fundit të numëruara, është ngjitur Blerina Gjylameti me 5351 vota, ose 82 vota më shumë se Olta Xhaçka .

Në garë gjithashtu, por më pak të favorizuara janë edhe Kejsi Elezi, e cila ka marrë numrin më të madh të votave në Kavajë dhe Etilda Gjonaj. m.p.

Të fundit

Gurë në rrugë/ Reshjet e shiut krijojnë probleme në aksin Burrel-Rrëshen

Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel...

Rama: Zoti e shpëtoi Trumpin nga plumbi sepse i plotëfuqishmi kishte një plan për Europën

Kryeministri Edi Rama është shprehur se se Zoti e shpëtoi Presidentin Donald Trump kur u qëllua me armë zjarri, jo vetëm se kishte një...

Analiza e Fjala.al: 100 mijë pragmatistët (ish-LSI) vulosën rezultatin e zgjedhjeve

Duke qenë se procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit (në Shqipëri, pa diasporën) ka përfunduar, është koha për të bërë...

Mblodhi 16 mijë adhurues në koncertin e tij në Milano, Alban Skënderaj: Jam ende i mpirë

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj ka mbajtur një koncert madhështor në veri të Italisë, në qytetin e Milanos. "MOTIV i jetës time", koncert i përmasave...

Shisnin kokainë të ndarë në doza, arrestohen dy vëllezër në Korçë!

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Korçë, të cilët janë kapur me lëndë narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Nga...

Lajme të tjera

Web TV