Hamas gati të lirojë të gjithë pengjet nëse kjo do i jepte fund luftës në Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një udhëheqës i lartë politik i Hamasit ka deklaruar se grupi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet menjëherë, nëse një veprim i tillë do të çonte në përfundimin e luftës në Gaza.

Basem Naim tha se mendon që Presidenti i SHBA-së Donald Trump “mund ta bëjë këtë nëse ushtron presion të mjaftueshëm mbi izraelitët për ta përfunduar këtë luftë menjëherë”, duke shtuar se Trump “ka aftësinë dhe vullnetin për të arritur këtë situatë paqësore”.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të për të arritur këtë qëllim të një rajoni më paqësor”, tha ai për Sky News.

Ai theksoi se populli i Gazës meriton të jetojë në paqe dhe me dinjitet, ashtu si çdo popull tjetër.

“E kemi thënë për të gjithë ndërmjetësit dhe për amerikanët, ne jemi të gatshëm t’i dorëzojmë të gjithë të burgosurit menjëherë, nëse mund të jemi të sigurt se kjo do të çojë në fund të kësaj lufte”, tha Naim.

Sipas tij, Hamasi i ka përcjellë këto qëndrime përmes ndërmjetësve të drejtëpërdrejta dhe disa zyrtarëve në administratën amerikane. Grupi kërkon një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza, hyrjen e ndihmave humanitare dhe fillimin e rindërtimit të territorit, pa pasur migrim të detyruar të popullsisë.

Naim tha gjithashtu se Hamasi ka pranuar një propozim paqeje të ndërmjetësuar nga Egjipti, i cili përfshin krijimin e një organi palestinez të pavarur dhe jopolitik për të administruar Rripin e Gazës.

Megjithatë, ai paralajmëroi:”Para kësaj, për sa kohë që ne jemi ende popull i pushtuar, kemi të drejtë të vazhdojmë të mbrojmë popullin tonë dhe t’i rezistojmë pushtimit me të gjitha mjetet, përfshirë edhe rezistencën”.

Lexo edhe :  Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Në reagim ndaj intervistës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, James Heëitt, tha për Sky News se “Hamasi nuk ka treguar se është serioz për paqen”./e.s

Të fundit

Ministrat e Jashtëm flasin pas takimit me Iranin në Gjenevë: Moment i rrezikshëm

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe homologët e tij gjermanë, francezë dhe të BE-së, kanë...

Parashikimi i frikshëm i Baba Vangës për Luftën e Tretë Botërore

Mistikja e famshme Baba Vanga vdiq në vitin 1996, por ka shumë që besojnë se parashikimet e saj ende po realizohen deri më sot. Dhe...

Irani godet me raketa xhamitë historike të Izraelit, publikohen pamje

Një sulm raketor iranian, i cili goditi Haifën, dëmtoi xhamitë më të vjetra dhe të dytat më të vjetra të qytetit. Sulmi dëmtoi Xhaminë Al-Saghir,...

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, sa maturantë ngelën, sa ishin ekselentë?

Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të Maturës Shtetërore. Për të parë rezultatet mund të klikoni...

Rrezikonin të mbyteshin në liqen, shpëtohen babë e bir

Policia Kufitare në Liqenin e Pogradecit shpëtoi dy shtetas, babë e bir, të cilët nuk po mundeshin dot të ktheheshin në breg për shkak...

Lajme të tjera

Web TV