Platforma prestigjioze rendit Shqipërinë si vendin që duhet vizituar në vitin 2025!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka vlerësuar një sërë vendesh bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale. Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, vendi ynë ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, si një alternativë e preferuar ndaj destinacioneve të njohura si Greqia dhe Kroacia.

Raporti vlerëson lart bregdetin shqiptar, veçanërisht plazhet e jugut që janë përshkruar si të bukura dhe të paprekura, ndërsa Ksamilin e quan një ndër destinacionet më tërheqëse, falë gërshetimit të gjireve, ishujve të vegjël, kepave të pyllëzuar dhe lagunave që ndriçojnë nën rrezet e arta të pasdites. Gjiri i Dafinës në gadishullin e Karaburunit, një zonë e mbrojtur natyrore, përmendet gjithashtu si një perlë e rrallë që duhet vizituar.

Përtej bregdetit, Shqipëria ofron edhe një pasuri të jashtëzakonshme natyrore në rajonet e brendshme. Veçanërisht vlerësohet lugina e Thethit, e cilësuar si një nga eksperiencat më të veçanta për vitin 2025. E vendosur në zemër të Alpeve shqiptare, kjo zonë përshkruhet si një peizazh magjepsës me kullota alpine, pyje pishe dhe liqene të kthjellëta, të rrethuara nga maja të thepisura që krijojnë një atmosferë të rrallë dhe të paharrueshme për vizitorët.

“Në një kohë kur udhëtarët po kërkojnë përvoja autentike, të paprekura nga turizmi masiv, një renditje e re ndërkombëtare e destinacioneve më të mira për vitin 2025 vë në pah vende që ofrojnë natyrë të egër, kulturë të gjallë dhe përballueshmëri ekonomike. Sipas raportit, Shqipëria renditet lart në listë për shkak të maleve të saj të egra dhe të ruajtura, veçanërisht në zemër të Alpeve Shqiptare, duke tërhequr udhëtarë që kërkojnë aventura të pastra dhe përvoja larg turmave”-thuhet në publikimin nga HelloSafe./e.s

Të fundit

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Drama e opozitës, një lider që as fiton, as ikën

Nga Preç Zogaj Patia Demokratike me koalicionin “Shqipëria madhështore” humbi të dielën zgjedhjet për herë të katërt radhazi gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Me një...

Isuf Çela përmbys rezultatin me votat e Diasporës, merr mandatin e dytë të PD në Kukës

Votat e diasporës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë për qarkun e Kukësit. Rezultati për qarkun verilindor është përmbysur mes kandidatëve të PD. Numërimi i votave...

“Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, i cili mbeti jashtë garës së 11 majit, renditi disa nga arsyet pse Sali Berisha dhe opozita i...

Lajme të tjera

Web TV