Justin Bieber thyen heshtjen për Diddy, a ka qenë viktimë e tij?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes valës së akuzave të rënda ndaj Sean “Diddy” Combs, emri i Justin Bieber u përfshi në spekulime që nisën të qarkullonin në rrjete sociale dhe media pas arrestimit të producentit muzikor në shtator 2024 për trafikim seksual. Por përfaqësuesi i këngëtarit të njohur të “Peaches” dhe “Baby” ka sqaruar për ‘Page Six’ se Bieber nuk është një prej viktimave të Combs.

“Edhe pse Justin nuk është mes viktimave të Sean Combs, ka individë që janë dëmtuar vërtet nga ai,” – thuhet në deklaratën zyrtare.
“Të zhvendosim vëmendjen nga kjo e vërtetë, do të ishte të zbehim drejtësinë që këto viktima meritojnë.”

Deklarata u konfirmua fillimisht nga TMZ, pas rikthimit në qarkullim të disa videove të vjetra, ku shfaqeshin Justin dhe Diddy në momente që sot janë konsideruar “të dyshimta”. Në një nga klipet, Diddy, atëherë 39 vjeç, fliste për kohën që do kalonte me Bieber-in 15-vjeçar, duke thënë: “S’mund të themi saktë çfarë do bëjmë, por është ëndrra e çdo 15-vjeçari.”

Në një tjetër video, ai e këshillonte adoleshentin të mos tregonte detajet e takimeve të tyre.
Spekulimet u shtuan edhe më shumë pas arrestimit të Combs, veçanërisht kur doli lajmi se ai është i akuzuar për abuzim seksual, përdhunim dhe trafikim seksual, përfshirë pretendime nga ish-e dashura e tij, Cassie Ventura.

Sidoqoftë, Justin Bieber ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur publikisht për një kohë, përqendruar, sipas burimeve të afërta për People, te familja e tij, djali i vogël Jack Blues dhe bashkëshortja Hailey Bieber.

Ndërkohë, Sean Combs ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. Avokatët e tij kanë deklaruar: “Pavarësisht sa padi do të ngrihen, veçanërisht nga individë që nuk kanë guximin të vendosin emrin pas pretendimeve të tyre, kjo nuk e ndryshon faktin që Combs nuk ka abuzuar apo trafikuar seksualisht askënd burrë apo grua, të rritur apo minorenë.”/E.Ç

Të fundit

Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

Dashuria për kafshët dhe sidomos për qentë është një instinkt që shumë njerëz e ndajnë mes tyre. Kush mund...

Asgjësohen 223 bimë kanabisi në Fier, në pranga 24 vjeçari

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabid të koduar “Koordinata”. Në një njoftim për mediet, Policia e...

“Papamobile”, historia e automobilit Citroën Lictoria Sex e vitit 1930

“Papamobili” - që është automjeti i veçantë i përdorur nga Papa për t’u lëvizur në mënyrë të sigurt gjatë paraqitjeve publike - i parë...

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket edhe nga pamjet e më...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Lajme të tjera

Web TV