FOTO/Jennifer Lopez mesazh nga palestra: Sfidoni dhe do ndryshoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh ajo ruan të njëjtën super formë fizike dhe këtë e arrin vetëm falë një regjimi ekstrem gjimnastikor. Jennifer Lopez i kushton shumë kohë vetes dhe me këtë nënkupton fitness, palestër, ushtrime dhe një dietë të mirë ushqimore.

Dhe palestra më e mirë bëhet në shtëpi sipas 50 vjeçares, siç ka treguar me fotot që ka publikuar këtë fundjavë nga palestra në shtëpinë e Miamit. Edhe gjatë qëndrimit në karantinë me të fejuarin Alex Rodriguez dhe 4 fëmijët e tyre, J.Lo nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga ushtrimet, edhe pse ndonjhëherë ja ka lejuar vehtes ndonjë ëmbëlsirë por vetëm kaq.

Veshur sportive dhe me flokë të kapura, J.LO shkruan: “Nqs nuk të sfidon, nuk të ndryshon dot”. Për të qëndruar gjithnjë në formë, 50 vjeçarja monitoron çdo ditë dietën e saj dhe ka zgjedhur ushqimin e shëndetshëm, që ja siguron shefi i saj personal i kuzhinës, Kelvin Fernandez. Ai zbulon se Jennifer nuk është aspak fanse e frutave por është e çmendur për salmonin./Fjala.al/

Të fundit

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Brenda bunkerit për ‘ditën e fundit të botës’/ 15 gjërat që do t’ju mbajnë gjallë

Një çift nga Montana i është drejtuar “përgatitjes” në shkallë të plotë në përgjigje të tensioneve globale në rritje, thonë ata – duke grumbulluar...

OKB bën thirrje për presion ndaj talibanëve për shkak të shkollimit të vajzave

Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa që ata kanë vendosur...

Lajme të tjera

Web TV