Ja disa mënyra se si të gjesh emra të përsosur për bebusha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, ka miliona emra, por si ta gjesh të duhurin për fëmijën tënd, për nipin, mbesën, fëmijën e shoqes etj?

1. Kërko në pemën familjare

Nëse ke dëshirë t’i vendosësh bebit një emër me histori ose që mbart një kuptim të thellë, nuk ka më mirë se të bësh disa kërkime te pema familjare. Sigurisht që emrat e gjyshërve ju i njihni, por ka gjasa që të gjeni ç’po kërkoni tek emri i dikujt që ka jetuar një shekull më parë. Emrat e vjetër janë gjithnjë të lezetshëm për vetë historinë që mbartin.

2. Kontrollo rrotull

Nëse dëshiron që fëmija të ketë një emër që është trend, mjafton t’i drejtohesh internetit për të parë se cilat janë emrat më të pëlqyer në botë ose Shqipëri (kliko faqen zyrtare të INSTAT).

3. Tregohuni të vëmendshëm ndaj emrave të personazheve të famshëm

Personazhe të televizionit, librave dhe filmave mund të jenë një frymëzim i mirë. Para “Game of Thrones”, emri Arya (Aria) nuk ishte shumë i përhapur, por sot është e kundërta. Kjo nuk do të thotë që t’i mbani shpresat te personazhet e ekranit apo librave, megjithatë mos e kushtëzoni veten – frymëzimi mund të vijë nga shumë mënyra.

4. Pyesni

Nëse jeni të pasigurt, pyesni familjarët ose miqtë tuaj në rrjete sociale. Organizoni një festë ku ndër të tjera ndani mendime në lidhje me emrat. Nga ana tjetër, mund ta mbani emrin e bebit sekret deri në përfundim të shtatzënisë nëse doni të shmangni ndonjë koment negativ. Njerëzit e teprojnë ndonjëherë!

5. Lexo libra

Një pjesë e prindërve blejnë libra me emra bebesh. Mjafton të lexoni për të parë se në cilin emër do t’ju rrahë zemra fort.

Lexo edhe :  Gratë hezitojnë të flasin për problemet me burrat e tyre

6. Sigurohuni që të jetë lehtësisht i shqiptueshëm

Të gjithë njohim dikë, emri i të cilit është i vështirë për t’u shqiptuar. Ndonëse mund të jetë emër cool dhe unik, sigurohuni që fëmija nuk do të përballet gjithë jetën me pyetjen: “Më fal edhe njëherë, si e kishe emrin?”.

7. Thuaje me zë të lartë

Funksionon gjithmonë! Një ditë, engjëlli juaj i vogël do t’ju mërzisë ndaj të gjithë e dimë se do të duhet ta ngrini zërin. Pra, sigurohuni që emri të dëgjohet mirë.

8. Mendoni për emrat përkëdhelës/versionet e shkurtuara

Nëse e adhuroni një emër, por s’e duroni dot versionin e shkurtuar të tij, është koha të mendoni për diçka tjetër. Kini parasysh që fëmijët edhe tallen me njëri-tjetrin, ndaj sigurohuni që bebi të mos ketë një emër të ngjashëm me ndonjë fjalë ofenduese.

9. “Pyet” yjet

Për të fiksuarit pas astrologjisë, kjo mund të jetë zgjedhja e duhur. Lexoni informacione për emrat e yjeve bazuar në shenjën e horoskopit të fëmijës.

10. Thjesht prit

Nëse gjithë ç’lexuat më sipër nuk funksionon, prit. Në momentin që i/e vogli/a do të jetë në krahët tuaj, do ta kuptoni se cili është emri i duhur./E.Ç

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV