Covid-19/Bledi Çuçi: Kriza nuk prek eksportet në bujqësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Produktet bujqësore shqiptare po gjejnë gjithmonë e më tepër terren në Europë. Kështu ka deklaruar ministri i bujqësisë Bledi  Çuçi, pasi sipas tij të dhënat që vijnë nga Doganat tregojnë se eksporti vijon të ketë një trend rritës.

“Edhe sivjet që ne ishim në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga Covid-19, eksportet e produkteve bujqësore, sidomos fruta-perimet, u rritën me nivele dyshifrore. Vetëm muaji prill 2020 krahasuar me prillin 2019, kemi pasur një rritje 14% të eksporteve. Kjo vjen e gjitha nga investimet që janë bërë në sektorin e bujqësisë, sidomos tek kultivimi përmes serrava që për Shqipërinë krijojnë avantazh”, është shprehur Bledi Çuçi teksa ishte në Çermë të Divjakës për të parë nga afër një serre me teknologji moderne, që kultivon prej vitesh fruta e perime.

Gjithashtu ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka deklaruar se një tjetër e dhënë domethënëse për rritjen ne zhvillimit në bujqësi është raporti mes parave publike që investohen në bujqësi dhe kthimit mbrapsht të tyre në ekonomi.

Për të rritur më tej vlerën e produkteve bujqësore në tregjet ndërkombëtare ofrohet mbështetje që fermat tona të marrin certifikimin Global G.A.P./Fjala.al/

Të fundit

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv...

Milani dorëzohet, Tare shet yllin e ekipit për 65 mln euro para Botërorit të klubeve

Tijjani Reijnders e ka të ardhmen në Premier League. Manchester City e kërkon me ngulm mesfushorin e Milanit dhe ka nisur me shpejtësi negociatat...

Kodi i fshehur i veshjes: Çfarë s’duhet të vishni kurrë gjatë një udhëtimi me avion

Ish-stjuardesa Barbara Bacilieri, e cila u bë e njohur si YouTuber (Barbie Bac), ka ndarë një informacion mjaft të dobishëm sa i përket udhëtimeve,...

Trump kërcënon me tarifa 25% për iPhone-t që nuk prodhohen në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po rekomandon një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në...

Bombarduesit amerikanë B-52H zbarkojnë në bazën ajrore të Morón

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur bombarduesit strategjikë B-52H Stratofortress në bazën ajrore të Morón, në Sevilje, në kuadër të misionit Bomber Task...

Lajme të tjera

Web TV