Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz.

Kjo sepse ishte hera e parë për të, që merrte pjesë në një samit europian si kancelar i Gjermanisë. Shqipëria është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që organizoi dhe mikpriti pjesëmarrësit e këtij samiti, i mbajtur nën moton : “Europa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët” rreth 50 kryetarë shtetesh dhe qeverish diskutuan për sigurinë europiane, luftën ruse ndaj Ukrainës, aftësinë e konkurrencës dhe migracionin”.

Krahas 27 vendeve të BE-së, në këtë format konsultimesh u përfshinë edhe vende të tjera europiane si dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar. Nuk mungoi të premten në Tiranë as presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, ndërsa duke dërguar një mesazh të qartë, nuk ishte ftuar as Rusia e as Bjellorusia, aleate e ngushtë e saj. Merz e cilësoi pjesëmarrjen në samit si “një mundësi të mirë për të takuar shumë kryetarë shtetesh dhe qeverish europiane,”.

Disa pjesëmarrës kanë “pritshmëri të larta tek kancelari gjerman, sikurse edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen. Me udhëtimet e tij të para në Paris dhe Varshavë, në Bruksel dhe Kiev Friedrich Merz deri tani është “prezantuar fuqishëm” në skenën europiane, thotë politologu Janis Emmanouilidis nga Think Tank-u në Bruksel “European Policy Center.”

Por pritshmëritë ndaj tij dhe qeverisë së tij janë “ekstremisht të larta.” Shumë vende anëtare të BE-së mendojnë, se Gjermania duhet të bashkëdrejtojë më shumë në nivel europian, të marrë vendime dhe të çojë përpara proceset, nënvizon në intervistë për DW Emmanouilidis.

Nëse pritshmëritë mund të përmbushen, kjo varet se sa i fuqishëm do të jetë ai si kancelar në nivelin kombëtar, thekson politologu. Sepse ai së pari duhet të fitojë besimin e popullsisë si dhe brenda radhëve të veta. Ndonjëherë pyes veten, thotë Emmanouilidis, mos vallë pres shumë prej një kancelari, të cilit tani i duhet kohë së pari të ambientohet me rolin e tij të ri./e.s

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV