Gara në Lezhë, PD kërkon rinumërim të dy kutive. Manja-Celibashit: Bëje ti rinumërimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara në Lezhë është bërë mjaft e nxehtë në zarfet e fundit që po numërohen me votat e Greqisë. Kur kanë mbetur edhe 566 vota pa u numëruar, PD-ja kryeson me 406 vota më shumë se PS-ja.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, demokratët kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga socialistët.

Sipas demokratëve tabela përfundimtare ka tre vota më pak nga sa kanë mbajtur shënim vëzhguesit.

Pranë grupeve të numërimit ka shkuar edhe kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Ulsi Manja dhe Taulant Balla po ndjekin procesin nga shkallët e Parkut Olimpik.

Këta të fundit i kanë kërkuar Celibashit që nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai.

Celibashi vendosi të rinumërojë kutitë, duke qenë edhe vetë i pranishëm në proces./e.s

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV