Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enton Spahiu

Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një sport që as nuk luhet, as nuk ndiqet.

Pas humbjes së radhës në zgjedhjet parlamentare 2025, opinioni publik priste ndoshta ndonjë përgjegjësi, një dorëheqje, një “më falni, dështova” – qoftë edhe për statistikë. Por jo. Prapë nuk gaboi njeri. Prapë faji ishte “sistemi”, “pjesëmarrja e ulët”, “blerja e votës”, “patatet e lira në treg” – gjithçka, përveç vetes.

Kjo është një mjeshtëri që PD e ka perfeksionuar me kohë: ta humbasë ndeshjen, të fajësojë gjyqtarin, të mos njohë rezultatin dhe të ngrejë duart lart me krenari. Një stil që, po të ishte sport olimpik, do sillte medalje ari.

Kryetari? E kuptoni që ai nuk ka faj. Ai nuk i caktoi listat (në fakt po, por nuk do ta pranojë). Nuk udhëhoqi fushatën (në fakt po, por sërish jo). Nuk foli për program (se programi, për të qenë realistë, ishte një broshurë me katër premtime dhe një fjali me fjalën “ndryshim” të përmendur 14 herë).

Të tjerët? As ata. Ata “kanë bërë më të mirën e tyre”. Dhe më e bukura: e njëjta “më e mira e tyre” që i çoi në rezultatin më të keq ndonjëherë.

Në vend të analizës së shifrave, kemi analizën e alibive. Në vend të autokritikës, kemi intervista të lodhshme ku thuhet: “nuk është faji ynë, është realiteti shqiptar”. Kjo sigurisht nuk i pengon që një javë më pas të shpallin veten alternativë qeverisëse. Ironike, por edhe pak tragjike.

Në një moment kur shqiptarët kërkojnë përgjegjësi, ide të qarta dhe fytyra të besueshme, opozita më e madhe në vend jep spektakël viktimizimi dhe përgjumje politike. E ndërsa shumica feston fitoren, opozita bën çmos të mos festojë humbjen – por vetëm ta harrojë. Fatkeqësisht për ta, qytetarët nuk harrojnë lehtë.

Lexo edhe :  Në paradhomën e play-off-it

Mbase, për zgjedhjet e ardhshme, PD duhet të bëjë diçka vërtet revolucionare: të mbajë përgjegjësi. Kush e di, ndoshta kjo do ishte një fillim i mirë për të rikthyer besimin. Deri atëherë, le të kënaqemi me të njëjtën pyetje që ndjek çdo humbje blu:

“Po mirë, kush i humbi këto zgjedhje?”

Përgjigjja: Askush. Si gjithmonë.

Të fundit

Barcelona i ndërhyn Bayernit në merkato, i merr yllin gjerman?

Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit. Trajneri Hansi Flick e...

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë atë. Tani është momenti i...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Lajme të tjera

Web TV