Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i është bashkuar kësaj feste dhe atmosfere duke bërë thirrje për të gjithë shqiptarët dhe sipmatizantët e huaj të këngës kuqezi, që të votojnë për të.

“Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa! Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo! Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”, shkruan ministri mes të tjerash në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook.

Shqipëria mban numrin 26 për të gjithë ata që duhet ta votojnë dhe e drejta për të votuar është deri në 20 herë.

Mesazhi i ministrit Blendi Gonxhja:

“SHQIPËRIA në Finalen e Madhe të Eurovizionit 2025!

Shkodra Elektronike sjell në skenë flakën e ZJERM– jehona e njerëzve të mirë me këngën që këndohet me shpirt!

Kjo është muzika dhe kultura jonë – e guximshme, unike dhe krenare për origjinën e saj. Tani është momenti që ta dëgjojë e gjithë Europa!

VOTO NR. 26 për Shqipërinë!

Përmes aplikacionin zyrtar të Eurovision ose hyni në www.esc.vote

Votoni edhe përmes telefonit – numrat do të shfaqen LIVE gjatë spektaklit!

Mund të votoni deri në 20 HERË për Shqipërinë!

Edhe nga vendet jopjesëmarrëse mund të votoni – fuqia jonë është kudo!

Le ta çojmë përfaqësimin tonë lart, atje ku e meriton!”/e.t

Të fundit

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Lajme të tjera

Web TV